Një ditë pas tensioneve në KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë policia thotë se janë arrestuar 12 persona ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në këkrim.
Sipas policisë, në KZAZ-në e vendosur pranë palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë që ishin të vendosur me shërbim.
Mbrëmja e së premtes në Dibër është shoqëruar me protesta të ashpra. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën si edhe sprajt me lëndë djegëse. Të paktën gjashtë policë dhe një gazetar kanë mbetur të lënduar nga gazi lotsjellës./ Opinion.al