Pas përplasjes me Flutura Açkën në Komisionin e Medias, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet hetimore.
Ndërsa ka vendosur 5 ditë përjashtim për deputetët Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.
Kujtojmë se dje deputetët Noka, Bardhi dhe të tjerë, krijuan tensione në mbledhjen e Komisionit të Medias. Teksa debatuan ashpër me Açkën, ata i morën me forcë asaj dhe mikrofonin.
Ndërkohë tensionet kanë vazhduar edhe ditën e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore.