Ndërsa deputetët e opozitës po tentojnë të futen në sallën e Parlamentit, në dyert hyrëse janë vendosur trupa të Gardës.
Ky fakt ka irrituar deputetët e opozitës dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës.
Por ndryshe shfaqet panorama në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Siç shihet salla është bosh, por e rrethuar me një numër të madh punonjësish të Gardës.
Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.
Ndërkohë, pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat.