Një përplasje e dhunshme mes shqiptarëve dhe grekëve ka ndodhur në burgun e Avlonës në Greqi.
Mediat shkruajnë se iniciatorët e përplasjes kanë qenë 4 të burgosur. Përplasja e dhunshme ka ndodhur në oborrin e burgut.
Si pasojë e këtij sherri të dhunshëm kanë mbetur të lënduar 8 persona.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez si edhe një grek. Të tetë të lënduarit u transportuan në spital për mjekim./Opinion.al