Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme në SHBA, ku dyshohet për 18 viktima dhe disa të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Teksas, ndërsa agresorët kanë shkëmbyer zjarr edhe me punonjësit e policisë.
Ndërkohë, e gjithë zona është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa bizneset janë mbyllur dhe banorët pranë qendër tregtare janë evakuuar.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se të shtënat me armë kanë zgjatur për rreth një orë. Ende nuk janë të qarta shkaqet e këtij sulmi./ Opinion.al E.Xh.