FIER- Tre persona u prangosen sot pas një konflikti me armë që ndodhi mbrëmë në Mbrostar.
Të arrestuarit janë 44-vjeçari Arian Gega (banues në fshatin Ndërmënas), 23-vjeçari Albes Gega (banues në Mbrostar-Ferko) dhe 20-vjeçari Albion Bullgari (banues në Mbrostar).
Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur Mbrostar-Ferko, për motive të dobëta janë konfliktuar me armë zjarri me njëri-tjetrin dhe si pasojë është plagosur shtetasi Albion Bullgari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.