Mes tensioneve është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak i Tiranës. Anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi qëlloi me letra në drejtim të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, është përplasur fizikisht me Tedi Blushin.
Pas këtij incidenti, mbledhja Këshillit Bashkiak u ndërpre.
Lidhur me këtë incident reagoi kryebashkiaku Veliaj i cili shprehet se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.
Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.
Reagimi i plotë:
Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.
Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.