Përplasje fizike ka pasur mes punonjësve të FNSH-së dhe deputetëve të PD-së, gjatë aksionit opozitar para Kuvendit.
Përplasja mes tyre nisi pasi demokratët kërkuan largimin nga ambientet e Parlamentit të efektivëve të FNSH-së.
Kanë qenë punonjësit e Gardës që kanë ndërhyrë për t’i ndarë, duke i larguar efektivët me skafandra.