Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja/ Projektligji për fyerjet në media, Bregu kundër Genc Pollos

2016/10/22 at 11:26 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja/ Projektligji për fyerjet në media, Bregu kundër Genc Pollos

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, e sheh si një skenar të çuditshëm rikthimin në axhendën parlamentare të ligjit për ndalimin e komenteve fyese në mediat online, që ajo e ka propozuar në janar të vitit 2015.

Për “Panorama”, Bregu sqaron se është njohur përmes mediave me vendimin për futjen në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit të këtij ligji, por nga kontaktet që ka pasur ka mësuar se ka qenë kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, ai që ka kërkuar rikthimin e ligjit në komisionet parlamentare.

“Unë nuk jam njoftuar dhe vetëm sot jam vënë në dijeni nga gazetarët për përfshirjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të propozimit tim të depozituar në Kuvend në janar 2015 për përgjegjësinë që mediat online kanë në publikimin e komenteve që cenojnë nderin, reputacionin dhe personalitetin e personit. Me sa u informova, rikthimin e këtij propozimi e ka kërkuar kryetari i Komisionit të Medias”, sqaron Bregu.

Sipas deputetes demokrate, ligji ka qenë i mbartur dhe nuk është një propozim i ri i saj, megjithatë mbetet një enigmë se edhe pse janë me qindra probleme që shqetësojnë vendin, është rikthyer një propozim përgjigjen e të cilit e ka dhënë Gjykata e Strasburgut.

“Për mua është një enigmë se përse ligji është rikthyer në axhendën parlamentare. Por dua të theksoj se ai nuk është një propozim i ri, por ka qenë i bartur që nga koha kur unë e kam propozuar. Është paksa e pakuptimtë që në një kohë që ekzistojnë me qindra probleme të tjera në vend, njerëzit janë të shqetësuar që nuk lejohen të shajnë me libër shtëpie në faqet e portaleve online. Shpresoj që të mos jetë ndonjë nga këta skenarët e çuditshëm që shpiken herë pas here. Thjesht dua të sqaroj se unë e quaj të kryer propozimin që nisa në janar të vitit 2015 me vendimin që ka dhënë Gjykata e Strasburgut për këtë çështje”, shprehet Bregu.

Edhe pse është propozuese e këtij projektligji, deputetja demokrate sqaron se nuk ka asnjë ftesë apo njoftim për mbledhjen e Komisionit të Medias lidhur me këtë propozim. Për kryetaren e Komisionit të Integrimit në Kuvend, do të ishte anormale nëse ligji do të futej në axhendën e Komisionit të Medias, ndërkohë që vetë propozuesja nuk është njoftuar dhe vënë në dijeni.

LIGJI

Synimi i propozimit që Bregu ka bërë për ndryshime në Kodin Civil lidhet me pengimin që administratorët e faqeve online duhet t’u bëjnë komenteve fyese që persona anonimë bëjnë në faqet e tyre.

Deputetja demokrate propozon që administratorët e këtyre mediave online të jenë të detyruar me ligj që të pengojnë publikimin e çdo komenti që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi.

Sipas saj, propozimi lidhet vetëm për portalet elektronike dhe jo për mediat sociale “Facebook”, Twitter”, “Instagram” etj. Sipas Bregut, portalet elektronike në Shqipëri duhet të zgjedhin ose të praktikojnë modelin e mediave më të njohura botërore që nuk kanë hapësira për komente poshtë lajmeve që publikojnë, ose do të duhet të filtrojnë komentet që publikojnë duke mos lejuar cenimin e personalitetit apo të nderit të personave nga komentuesit anonimë.

Bregu deklaron se nuk tërhiqet nga parimi i propozimit të saj, por gjithsesi e sheh rikthimin e ligjit si një alibi për të tërhequr vëmendje.

“Prej korrikut 2015, kur Gjykata e Strasburgut dha vendimin për të ndalur komentet fyese, unë nuk jam marrë më me iniciativën. Qëllimi im ishte pikërisht ai që vendosi Strasburgu. Unë nuk tërhiqem nga parimi, por nuk shoh arsye nga askush për të tërhequr vëmendjen tani me propozimin tim”, sqaron Bregu./Panorama

Ju sugjerojmë

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Para
Sherri në Gjermani/ Mister vrasësit e shqiptarit, kush i fshiu gjurmët

Sherri në Gjermani/ Mister vrasësit e shqiptarit, kush i fshiu gjurmët

Eni Vasili: Puthja e Ramës dhe pakti im me të…

Eni Vasili: E vërteta e batutës së Ramës me Eskobarin

Basha: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike

Basha: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike

TE FUNDIT

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
28 Qershor, 2025

Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë...

Lexo më shumë

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
28 Qershor, 2025

Në zonën e Dajlanit në Shkodër po vijon puna për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit. Lajmin...

Lexo më shumë

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
28 Qershor, 2025

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vendbanimi më i vjetër në Evropë, me moshë deri në 8 mijë vjet, gjendet...

Lexo më shumë

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
28 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos në favor të dekretit të Presidentit amerikan Trump për kufizimin e së drejtës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com