Dy persona janë shoqëruar nga policia pas incidenteve të ndodhura në protestën e opozitës pasditen e sotme para parlamentit.
Protesta u shoqërua me përplasje teksa protestuesit hodhën shashka dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.
Sipas Klan News, të lënduar mbetën dy efektivë policie.
Sakaq, në oborrin e Kuvendit u shtuan forcat policore dhe ato speciale në gatishmëri për çdo rast. Po ashtu dy orë para nisjes së protestës një autobot me ujë hyri në oborrin e Kuvendit./Opinion.al