Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja me makinë e turmës së njerëzve, mobilizohen ekstremistët e djathtë në Gjermani! Shtohen sulmet ndaj emigrantëve 

2024/12/24 at 9:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja me makinë e turmës së njerëzve, mobilizohen ekstremistët e djathtë në Gjermani! Shtohen sulmet ndaj emigrantëve 

Pas sulmit vdekjeprurës në Magdeburg, mobilizohet skena ekstremiste e djathtë në Gjermani. Shtohen sulmet ndaj emigrantëve. 

Ende nuk dihet qartë motivi i sulmuesit në Magdeburg për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve. Dihet vetëm që ai është shtetas saudit dhe ndodhet në paraburgim. Por që pas sulmit, skena e ekstremit të djathtë në Gjermani ka nisur të përhapë gjuhë urrejtjeje ndaj emigrantëve. 

Kurrë më parë nuk kam përjetuar një atmosferë kaq armiqësore dhe kërcënuese, thotë një student i teknikës së automjeteve në Magdeburg. Këtë e raportoi qendra për parandalimin e dhunës Salam në Saksoni-Anhalt. Organizata ka vënë re një rritje të ndjeshme të incidenteve kundër njerëzve të perceptuar si të huaj nga ekstremistët e djathtë. Migrantë të supozuar quhen në rrugë terroristë, kriminelë dhe llum, disa prej tyre shtyhen dhe pështyhen, thuhet në raportin e Salam. Kërcënimi ka arritur deri aty sa komunitetet emigrantë po paralajmërojnë njëri-tjetrin përmes grupeve në WhatsApp dhe Facebook, duke këshilluar njerëzit të shmangin daljen në publik. 

Paradoksi i situatës: Sulmuesi ishte islamofob dhe simpatizonte me AfD 

Fakti që autori mund të ketë pikëpamje islamofobe dhe të ekstremit të djathtë është një paradoks i situatës, thotë studiuesi i radikalizmit Hans Goldenbaum nga Salam për radion Mitteldeutscher Rundfunk. Kjo tregon fuqinë e diskursit ekstrem të djathtë dhe sa i papërshkueshëm është nga realiteti. Që pas sulmit të së premtes së kaluar, partitë, organizatat dhe individët neonazistë në Gjermani po mobilizohen mbarëkombëtarisht. Ata kërkojnë dëbimin masiv të njerëzve nga Gjermania. 

Në një demonstratë të ekstremit të djathtë në Magdeburg të dielën, 22 dhjetor 2024, u mblodhën qindra neonazistë. Gjatë protestës pati edhe sulme ndaj gazetarëve. Njëri nga folësit në aktivitet ishte Thorsten Heise, një funksionar neonazist me precedentë penalë. Ai kishte tentuar më parë të përplaste një refugjat me makinën e tij. Video nga aktiviteti tregojnë Heisen duke i nxitur pjesëmarrësit të infiltrojnë organizata, zjarrfikëse dhe autoritete. Gazetarët raportojnë se pjesëmarrësit thërrisnin Gjermani, zgjohu, një parullë e nazistëve të Hitlerit. Përdorimi i saj është i ndaluar me ligj në Gjermani. 

Thirrje për ndalimin e instrumentalizimit politik 

Eksperti i ekstremizmit të djathtë në Magdeburg, David Begrich, nga shoqata Miteinander e.V. paralajmëron për një instrumentalizim të mëtejshëm politik të sulmit. Partia Alternative për Gjermaninë (AfD), pjesërisht e ekstremit të djathtë, ka paralajmëruar protesta masive në Magdeburg. 

Në një intervistë për DW, Begrich kritikon ashpër këto aktivitete. Pas një sulmi me pesë të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, viktimat dhe të prekurit duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Në Magdeburg mbizotëron një tronditje e thellë. Ky sulm i ka shkaktuar qytetit një plagë të rëndë, thotë ai. 

Deri sa ende ka njerëz që po luftojnë për jetën në spital nga pasojat e sulmit, çdo instrumentalizim është i papranueshëm, shton Begrich. Fati i viktimave duhet të jetë tani në fokus. Pasojat mund të analizohen më vonë. Shoqëria e qytetit nuk dëshiron instrumentalizim. 

Pavarësisht lajmeve të rreme, thashethemeve dhe përpjekjeve për instrumentalizim të kësaj ngjarjeje të rëndë në rrjetet sociale, David Begrich e përshkruan qytetin Magdeburg si të sinqerisht të prekur: Qyteti është më i bashkuar./DW 

Ju sugjerojmë

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
Aktualitet

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

13 Maj, 2025 9:08 am
Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Para
Presidenti Biden lehtëson dënimet e 37 nga 40 të dënuar me vdekje 

Presidenti Biden lehtëson dënimet e 37 nga 40 të dënuar me vdekje 

Reshje të dendura dëbore gjatë natës, ja si paraqitet situata në akset rrugore 

Reshje të dendura dëbore gjatë natës, ja si paraqitet situata në akset rrugore 

Protesta e opozitës, policia arreston 7 protestues dhe procedon penalisht edhe deputetë e PD 

Protesta e opozitës, policia arreston 7 protestues dhe procedon penalisht edhe deputetë e PD 

TE FUNDIT

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com