Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja me Çollakun, Sula: Ka mandatin e deputetit të opozitës, por mbështet qeverinë

2023/11/10 at 1:02 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sherr” mes deputetëve demokrat, Sula përplaset me Çollakun: Mos më bëj si trim mua

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar pas përplasjes që pati me demokratin Kreshnik Çollaku në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sula shkruan se Çollaku ka shkruar në ndihmë të socialistëve, duke dalë kundër protestës së deputetëve të PD për të penguar punimet e komisioneve parlamentare.

Sipas tij, aksioni opozitar po shërben edhe për të treguar se kush janë deputetët e PD që mbështesin qeverinë “Rama”.

Reagimi i plotë i deputetit Sula:

Sqarim per demokratet dhe opinionin publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike prej dy muajsh kërkon me insistim në Parlament një të drejtë kushtetuese të mohuar në dhunim të kushtetutës nga mazhoranca, sa i përket kërkesës për Komisionet Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.

Me bindje të plotë se qytetarëve u janë cënuar të dhënat personale dhe se janë fshirë fakte të lidhjeve kriminale të pushtetarëve, kërkojmë Komision hetimor për fshirjen e të dhënave të TIMS për ta provuar këtë gjë.

Të bindur se në aferën e madhe të sterilizimit dhe check-up janë vjedhur miliona euro të qytetarëve, kërkojmë hetim parlamentar për përfshirjen e pushtetarëve dhe ndaljen e abuzimeve.

Fondet e AZHBR kanë shqetesuar edhe Bashkimin Evropian por PS na e mohon te drejten per te provuar abuzimet përmes Komisionit Hetimor.

Tenderat janë dhënë në shkelje të ligjeve të vendit duke i shkaktuar dëm ekonomik qytetarëve, në kushtet e konfliktit të interesit dhe  të paracaktuara. Edhe për këtë kërkojmë hetim parlamentar por në shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës edhe kjo na mohoet.

Kërkojmë të dëgjohemi për Reformën Zgjedhore, por sërish në shkelje të rregulloreve dhe ligjeve mazhoranca kërkon të zgjedh vetë opozitën, ta emërojë ajo atë.

Këto kërkesa të drejta duhet të mbështeten nga çdo deputet opozitar. Por sot në ndihmë të arrogancës së mazhorancës, për të plotësuar qëllimet e PS për normalitet parlamentar u vetofrua edhe një koleg deputet i djathtë. Që në nisje të Komisionit te Integrimit Evropian ia bëra të qartë kolegut duke iu drejtuar në  kofidencë në emër që po plotëson kuorumin dhe po i shërben Partisë Socialiste. Por si përgjigje mora sharje dhe sjellje shpifëse nga i njëjti koleg që nga një foltore u viktimizua dhe foli për dhunë, njëlloj si Erjon Braçe apo të tjerë socialistë.

Nuk jam marrë dhe nuk merrem me asnjë deputet të opozitës, por viktimizimin e rremë nuk mund ta pranojë dot. As keqpërdorimin nga mazhoranca nuk mund ta tolerojmë.

Provokimi i kolegëve opozitarë, duke u bashkuar me deputetët socialist për ti bërë kuorumin e mbledhjes, është akti më i shëmtuar i dikujt që është në Kuvend me votat e opozitatëve. Në vend që të bashkohet me deputetët e opozitës për të drejtat kushtetuese të opozitës, i bashkohet korit të  rremë të socialistëve për dhunë imagjinare, që as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh.

Aksioni i opozitës në Kuvend po shërben edhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë deputetët e opozitës dhe deputetët proqeveritar me mandat opozitar! Beteja për të drejtat kushtetuese të opozitës duhet të bënte bashkë çdo deputet të PD, por disa kanë zgjedhur të jenë në Kuvend ose për të bërë kuorumin e mbledhjeve ose për të shprehur gadishmërinë për të votuar ligjet e Edi Ramës. Zgjedhje e tyre, e respektoj, por të paktën mos shpifin për dhunë e mos bëjnë moral!

Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
“Shumë i ndyrë”, flet e afërmja e 12-vjeçares në Maliq: Kishte 3 vite që e ngacmonte, i thoshte “hajde, hajde…” 

“Shumë i ndyrë”, flet e afërmja e 12-vjeçares në Maliq: Kishte 3 vite që e ngacmonte, i thoshte “hajde, hajde…” 

Refugjatët në Shqipëri/Berisha: SHBA kërkoi të sillte irakianët, por refuzova 

Refugjatët në Shqipëri/Berisha: SHBA kërkoi të sillte irakianët, por refuzova 

“Si dele qorre”, Felaj deputetëve të opozitës: Qëndrim kontradiktor, nuk i diskutoni nismat tuaja 

Tym dhe kaos në Kuvend/Mazhoranca kërkon masë disiplinore edhe për tre deputetë të tjerë të opozitës

TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com