Rritet numri i viktimave të aksidentit tragjik i përplasjes së dy trenave në Bavari.
Trenat e pasagjerëve u përplasën pranë Bad Aibling, 60 km në në juglindje të Mynihut, në orën 6.48 am (ora lokale).
Policia thotë se ekipet e shpëtimit kanë gjetur katër të vdekur në vend. Rreth 100 janë të plagosur, përfshirë 15 në rrezik për jetën.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të nxjerrë njerëzit e mbetur në vagonët e përmbysur.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njofton se tetë helikopterë shpëtimit, disa edhe Austria fqinje transportojnë të plagosurit. Situata është kaotike dhe po luftohet për shpëtimin e jetëve tha një zëdhënës i policisë.