Kombëtarja shqiptare mbërriti në Rinas rreth orës 20:30, të së premtes, thuajse në të njëjtën kohë me atë të Spanjës. Dy avionët janë ulur me pak minuta diferencë nga njëri-tjetri.
Ishte parashikuar që Shqipëria të mbërrinte më herët, por për arsye të motit të keq udhëtimi nga Lihtenshteini zgjati më shumë.
Nga autoritetet aeroportuale mësohet se pilotët e të dy avionëve janë detyruar të kryejnë disa manovra për të shmangur një stuhi rrufesh, në qiellin e Tiranës, para se të uleshin në pistën e Rinasit.
Kuqezinjtë i priti autobusi në dalje të avionit, ata iu drejtuan menjëherë qytetit të Shkodrës ku do të akomodohen në një hotel në Barbullush.
Ndërsa spanjollët të shoqëruar nga disa efektivë RENEA, kanë udhëtuar drejt qytetit verior disa minuta më vonë./tvklan.al