Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja e ftohtë me Trump/ Carney në SHBA: Kanadaja nuk është në shitje

2025/05/07 at 9:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja e ftohtë me Trump/ Carney në SHBA: Kanadaja nuk është në shitje

Nuk ka qenë aq i ngrohtë takimi mes Presidentit Trump dhe kryeministrit të ri kanadez, Mark Carney, të zhvilluar të martën në Zyrën Ovale.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në një atmosferë të vakët, pa armiqësi të hapur, por as pa ndonjë shenjë të qartë miqësie, të paktën jo të asaj fqinjësie që ndodh kur të dy palët e duan njëri-tjetrin.

Ky takim simbolizoi një dinamikë të re mes dy kombeve dikur shumë të afërta. Kufiri prej 5,525 miljesh mes SHBA-së dhe Kanadasë,  më i gjati në botë, dikur ishte simbol bashkëpunimi, por për Trumpin sot, ai përfaqëson diçka tjetër.

“Dikush e ka vizatuar atë vijë shumë vite më parë, si me një vizore,” tha Trump gjatë takimit. “Kur e shikon atë vijë të drejtë në majë të vendit, thua: ‘Kështu duhej të ishte.”

Carney nuk u pajtua. “Jam i lumtur që s’mund ta kuptoni se çfarë po më kalonte nëpër mendje,” u tha më vonë gazetarëve.

Pavarësisht kësaj, Carney nuk heshti. Në një takim të dominuar nga komentet e Trump-it — ai foli për 95% të kohës, duke prekur gjithçka, nga Lindja e Mesme te biblioteka e Barack Obamës e deri te trenat me shpejtësi të lartë në Kaliforni — deklarata më e rëndësishme erdhi kur Carney kundërshtoi idenë e Trump-it për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara.

“Siç e dini nga tregu i pasurive të paluajtshme, ka disa prona që nuk shiten kurrë,” tha Carney. Trump aprovoi me një “E vërtetë”.

“Dhe pasi kam takuar ‘pronarët’ e Kanadasë gjatë fushatës sime, mund t’ju them me siguri: ajo nuk është në shitje. Nuk do të jetë kurrë në shitje.”

Me këtë deklaratë, Carney përmbushi qëllimin e tij të qartë në Uashington: të riafirmojë me forcë sovranitetin e Kanadasë.

Ai e kishte thënë këtë edhe gjatë fushatës zgjedhore, e cila rezultoi në një fitore befasuese për liberalët e tij, përballë një vale të fortë ndjenjash anti-Trump. Para udhëtimit në Shtëpinë e Bardhë, Carney kishte njoftuar edhe një vizitë të afërt të Mbretit Charles III në Kanada — një mënyrë simbolike për të theksuar lidhjen kushtetuese dhe sovranitetin e vendit.

Trump, megjithatë, nuk u tërhoq. “Kurrë mos thuaj kurrë,” tha ai, duke ngritur supet. Por nuk e çoi më tej çështjen. Për një temë kaq të ndjeshme në politikën kanadeze, ajo u “çaktivizua” brenda Zyrës Ovale.

Pasi gazetarët dolën nga salla, Carney i tha Trumpit se “nuk ishte e dobishme” të përsëriste sugjerimin për aneksim. “Por ai është presidenti,” tha Carney më vonë në një konferencë shtypi. “Ai mund të thotë ç’të dojë.”

Takimi përfundoi me një tension të lehtë: Trump deklaroi se nuk kishte ndërmend të hiqte tarifat për çelikun dhe makinat kanadeze, pavarësisht përpjekjeve të Carney-t. “Ashtu siç është,” tha Trump.

Por sipas standardeve të Trumpit, takimi ishte i qetë. Madje vetë ai e pranoi: “Kemi pasur përplasje shumë më të forta me të tjerë. Kjo ishte një bisedë miqësore.”

Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

27 Nëntor, 2025 12:30 pm
OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
Bota

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

27 Nëntor, 2025 12:18 pm
Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
Bota

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

27 Nëntor, 2025 10:42 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Para
A mundet tribunali i BE ta mbajë Rusinë përgjegjëse për krime agresioni në Ukrainë ?

A mundet tribunali i BE ta mbajë Rusinë përgjegjëse për krime agresioni në Ukrainë ?

As sheshi Nënë Tereza, as Skënderbej/Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

As sheshi Nënë Tereza, as Skënderbej/Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

TE FUNDIT

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion,...

Lexo më shumë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
27 Nëntor, 2025

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të...

Lexo më shumë

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
27 Nëntor, 2025

Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë...

Lexo më shumë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com