Policia ka arrestuar 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin me vdekje, një ditë më parë në Durrës.
Mësohet se ai u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët.
17-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi i fshehur.
Ndërsa sot, pas negociatave me familjarët ai shkoi në banesë dhe u arrestua nga policia.
“Në pranga ka rënë i mituri L.Z, drejtues i automjetit tip “Benz” që u përplas me një motor që drejtohej nga Sh.S dhe biçikleta me të cilën udhëtonte viktima F.Gj.
Pas ngjarjes së rëndë, adoleshenti u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar nga policia një ditë më vonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al