Një 32-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje një person në aksin Kukës-Uzinë, është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe në pranga ka rënë shtetasi P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh..
Ky i fundit humbi jetën për shkak të dëmtimeve të marra nga aksidenti.
“Policia bën me dije se në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një aksident të ndodhur më datë 30.07.2023, në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën”, thuhet në njoftim./Opinion.al