Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka përplasur me makinë një person në Vorë, i cili ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 03:00 në hyrje të qytezës pranë kryeqytetit. Polica nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes,
“Arrestohet F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak)”, njofton policia.