Një 60-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë në fshatin Gegë të Kuçovës.
Lidhur me ngjarjen, autoritetet kanë drejtuesin e automjetit, shtetasin E.B., 20 vjeç. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu po e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Në momentin e aksidentit, 60-vjeçarja ishte duke lëvizur në këmbë, fillimisht ajo mbeti e plagosur, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital./Opinion.al