Një 65-vjeçar është arrestuar pasi të enjten shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen.
Policia thotë se 65-vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut në aksin “Shkodër- Hani i Hotit” dhe për shkak të parakalimit të gabuar, ka përplasur një automjet tjetër, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit 57-vjeçar.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy pasagjere.