Policia e Durrësit ka arrestuar një 56 vjeçar, i identifikuar si S.P. pasi ka përplasur me makinë të miturën 13 vjeçare D.D.
Ngjarja ndodhur rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm, ku 56 vjeçari duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka përplasur të miturën dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë. Pas ndjekjes së policisë, është bërë i mundur arrestimi i tij.
E mitura aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.