Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka përplasur me automjet një 62-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.
Në pranga është vënë E.LL, banuese në Vlorë, pasi një ditë më parë në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, Vlorë, aksidentoi shtetasin P. M.
62-vjeçari humbi jetën më pas, në spitalin e Traumës, Tiranë.