Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi. Mësohet se, si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një e moshuar.
Kjo e fundit ka tentuar të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe është përplasur nga një automjet.
Viktima Mane Hoxha tregtonte produkte me një karrocë dore. Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia i është në kërkim të tij.