Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Torino këtë të premtë. Një shqiptar i cili udhëtonte me motorr është përplasur me një makinë tip “Mini Cooper”, që drejtohej nga një shtetas italian.
Shqiptari 27-vjeçar po drejtonte motorin, e nga përplasja ka marrë plagë të rënda. Ai humbi jetën në spital pasi u dërgua në gjendje të rënduar shëndetësore.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga vendi i aksidentit. Emri i viktimës nuk bëhet me dije.
http://www.dailymotion.com/video/x60u85f#tab_embed