Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj është përplasur gjatë seancës së sotme me deputetin socialist Erion Braçe. Braçe u shfaq i nervozuar se nënkryetarja nuk i dha fjalën që i kishte kërkuar për procedurë.
Braçe me sa duket kishte kerkuar fjalen njëkohësisht me ministren e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Debati
Felaj: Fjalën e ka kërkuar për procedurë zoti Braçe. Zoti Braçe unë kërkoj t’ju sqaroj se kisha në sistem…
Braçe: Faleminderit…jo jo më fal
(Felaj i heq fjalën Braçes)
Felaj: Jo më kot e pyeta zonjën Spiropali që për cfarë e kërkonte fjalën. Në momentin që foli për procedurë ishte përpara jush. Nëse dëshironi fjalën…
Braçe pa mikrofon: Nuk e dua fare…
Felaj: Nuk ka asnjë arsye për tu nervozuar nga askush. Ju lutem përdorni sistemin që të shikoni njëri-tjetrin se çfarë jeni duke bërë në të njëjtën kohë.