Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Zdrales në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë drejtuesit e automjeteve Q. H 61- vjeç banues në Dobraç dhe G.Ç 60 – vjeç banues në Perash të Shkodrës, pasi janë përplasur kanë filluar të konfliktohen me njëri – tjetrin, ku menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e tyre për sqarimin e situatës.
Gjithashtu policia sqaron se konflikti mes këtyre dy personave nuk ka qenë për motive politike, sikundër është raportuar në disa media.
Sqarojmë se nga veprimet e kryera nga ana e Policisë, rezulton se konflikti ka ardhur si pasojë e fërkimit të automjeteve dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor./tvklan.al