Policia ka nisur hetimin për dy persona paso kanë përplasur dy të mitur me automjet në Dibër.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 51-vjeçar ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.
Ndërsa një 16-vjeçar përplasi në Maqellarë një shtetase të mitur.
Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.