Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Laç- Milot”, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe është transportuar në spital.
“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Opinion.al