Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, në rrugën “Teki Selenica” në Tirane, ku një 20-vjeçare teksa po drejtonte automjetin, ka aksidentuar një të mitur 14 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Për pasojë është vënë në pranga M. S., 20 vjeçe, banuese në Tiranë./Opinion.al