Një efektiv policie ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Poliçan-Çorovodë.
Mësohet se shtetasi me inicialet M.B., 35-vjeç në gjendje të dehur ka përolasur makinën e patrullës së policisë, ndërsa efektivi që ndodhej në mjet ka marrë plagë të lehta.
Sipas policisë në pranga është vënë shoferi i makinës, shtetasi me iniciale M.B., 35-vjeç, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Ndërkohë, efektivi i policisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Poliçan-Çorovodë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Mitsubishi”, që ishte në përdorim nga patrulla e qarkullimit rrugor që po kryente shërbimin në këtë aks rrugor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar punonjësi i Policisë që drejtonte automjetin, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.