Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

2024/12/18 at 6:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit

Gjatë vitit 2024 Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shtoi përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në nivel ndërkombëtar.


Dy nga sukseset kryesore të tij në politikën e jashtme janë rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri dhe forcimi i lidhjeve me vendet afrikane. Megjithatë, tensionet mes vendit të tij dhe Perëndimit vazhdojnë, kryesisht për shkak të Izraelit dhe lidhjeve të ngushta të Ankarasë me Moskën.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones nga Stambolli, zoti Erdogan është angazhuar që vitin e ardhshëm të ketë një rol më të madh ndërkombëtar dhe një pozitë të favorshme për të bashkëpunuar me administratën e ardhshme amerikane.

Rrëzimi i qeverisë së Assadit i dha Presidentit turk Recep Tayyip Erdoganit fitoren më të madhe diplomatike të vitit 2024.

Ankaraja ka qenë mbështetëse e fortë e rebelëve sirianë dhe analistët thonë se kjo, krahas marrëdhënieve që Turqia ka me të tjerët, do ta vendosin atë në një pozitë të favorshëm për të ndihmuar administratën e ardhshme amerikane drejt arritjes së synimeve të saj në politikën e jashtme.

“Aftësia jonë për të kontaktuar drejtpëdrejt me aktorët në Siri duhet të jetë një përparësi e madhe për Departamentin amerikan të Shtetit, sepse marrëdhëniet e tyre me ta nuk janë aq të afërta. Gjithashtu, ne mund të flasim si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, nëse Trumpi ka nevojë për ndihmë”, thotë Atilla Yesilada analist në kompaninë ‘GlobalSource Partners’.

Por, pas rrëzimit të Assadit, tensionet mes Turqisë dhe Izraelit mund të rriten.

Zoti Erdogan ka dënuar sulmet e fundit ajrore izraelite kundër infrastrukturës ushtarake siriane dhe përparimet e ushtrisë izraelite në territorin sirian.

Marrëdhëniet mes dy vendeve veç ishin të tensonuara për shkak të mbështetjes dhe pritjes nga Ankaraja të udhëheqësve të Hamasit.

Presidenti turk thotë se lidhjet e tij me Hamasin mund të ndihmojnë në përfundimin e luftimeve në Gazë, një pretendim që izraelitët e hedhin poshtë.

“Për të ndërmjetësuar në një konflikt, duhet të keni besimin e të dyja palëve. Për momentin Izraeli nuk i beson Turqisë dhe Turqia ka bërë gjithçka që është e mundur që Izraaeli të mos i besojë. Sepse tani Turqia po punon për ta izoluar Izraelin. Turqia ka vendosur një ndalesë të plotë tregtare ndaj Izraelit”, thotë Gallia Lindenstraus nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Erdogan synon të ketë një rol edhe në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Gjatë gjithë vitit 2024, ai thelloi lidhjet me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ruante marrëdhënie të ngushta me Ukrainën.

Pozicioni i zotit Erdogan për të ruajtur balancat, varet nga strategjia që Presidenti i zgjedhur Trump do të përdorë në përmbushjen e premtimit të tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ka një skenar ku zoti Trump përpiqet të ushtrojë trysni ndaj Rusisë, duke çuar në rritje të tensioneve dhe në një moment, Erdoganit do t’i kërkohet të bëjë një zgjedhje mes Putinit dhe Trumpit”, thotë analisti Yesilada.

Në fund të vitit 2024, zoti Erdogan ndërmjetësoi arritjen e një marrëveshjeje për një çështje territoriale mes Somalisë dhe Etiopisë, e cila prej muajsh kishte shkaktuar tensione.

Analistët thonë se marrëveshja ndihmoi përpjekjet e Ankarasë për të zgjeruar ndikimin e saj në Afrikë.

“Turqia ka tashmë marrëdhënie shumë të qëndrueshme dhe të forta me Somalinë dhe Etiopinë. Ajo do të angazhohet për imazhin dhe popullaritetin e saj atje dhe do të rrisë praninë në një rajon shumë të rëndësishëm strategjik”, thotë Elem Eyrice Tepeciklioglu nga Universiteti i Shkencave Sociale të Ankarasë.

Pavarësisht sukseseve të Turqisë në politikën e jashtme gjatë vitit 2024, Presidenti Erdogan vazhdon të përballet me zemërimin e publikut për shkallën e lartë të inflacionit në vend.

Mbështetja e votuesve për partinë e tij ra gjatë këtij viti, duke e bërë mbijetesën politike një nga sfidat kryesore të zotit Erdogan për vitin 2025./VOA



Ju sugjerojmë

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Para
“Nga 1 janari çdo pensionist i Tiranës udhëton me abone të përgjithshme falas”, Veliaj: Aplikoni në njësitë përkatëse

“Nga 1 janari çdo pensionist i Tiranës udhëton me abone të përgjithshme falas”, Veliaj: Aplikoni në njësitë përkatëse

“Parashqevi Simaku komunikon me të birin dhe ish-bashkëshortin”, biznesmeni jep lajmin

“Parashqevi Simaku komunikon me të birin dhe ish-bashkëshortin”, biznesmeni jep lajmin

DASH për punën e SPAK: Ka arrestuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe prokurorë

DASH e cilëson "retorikë të papërgjegjshme" kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s
















TE FUNDIT

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
13 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
13 Korrik, 2025

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e...

Lexo më shumë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
13 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com