Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekjet e republikanëve për ndryshime në procedurat që lidhen me votimin në zgjedhjet federale

2024/12/26 at 6:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Përpjekjet e republikanëve për ndryshime në procedurat që lidhen me votimin në zgjedhjet federale

Republikanët po bëjnë përpara me përpjekjet e tyre për të bërë ndryshime në procedurat e votimit në vend. Ata po e shohin si një mundësi faktin që kontrollojnë si Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe të dyja dhomat e Kongresit, për të nxitur ndryshimet e kërkuara prej kohësh që lidhen me dokumentet e identifikimit të votuesve dhe dëshmi mbi shtetësinë.


Ata thonë se përpjekjet në këtë drejtim janë të nevojshme për të rikthyer besimin e publikut tek zgjedhjet, një gërryerje besimi, që demokratët thonë se është nxitur nga pretendimet e rreme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe aleatëve të tij për manipulime të gjera në zgjedhjet e vitit 2020.

Përgjatë vitit të ri, republikanët do të jenë nën trysni për të trajtuar kërkesat e zotit Trump për të ndryshuar mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në SHBA, diçka që ai vazhdon ta mbështesë, pavarësisht fitores së tij në nëntor.

Projektligjet që propozojne republikanët janë ai i ashtuquajtut Aktit i Besimit të amerikanëve në Zgjedhje si dhe Ligjit për Kualifikimin si Votues, tha ligjvënësi Bryan Steil nga Uiskonsin, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që trajton ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Respektivisht propozimet njihen si aktet ‘ACE’ dhe ‘SAVE’.

“Ndërsa viti i ri na gjen me një qeveri të unifikuar republikane, ne kemi një mundësi reale, që ato t’i miratojmë në Kongres duke i kthyer në ligj”, tha zoti Steil në një intervistë. “Ne duhet të përmirësojmë besimin e amerikanëve tek zgjedhjet”.

Por republikanët ka të ngjarë të përballen me kundërshtimin e demokratëve dhe të kenë pak hapësirë për të manovruar për shkak të shumicës së tyre të ngushtë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.

Por zoti Steil tha se ai pret që varianteve origjinale të projektligjeve t’u bëhen “disa ndryshime” dhe se shpreson që demokratët të punojnë sëbashku me republikanët për t’i përmirësuar dhe miratuar ato.

Ligjvënësi i Nju Jorkut Joe Morelle, demokrati kryesor në komision, tha se egzistonte mundësia për marrëveshje dypartiake për disa çështje, por tha se dy variantët e mëparshme të projektligjeve republikane shkojnë shumë larg.

“Aktualisht pikëpamja jonë dhe e republikanëve është shumë e ndryshme”, tha zoti Morelle. “Ata kanë shpenzuar shumicën e kohës në dy vitet e fundit duke kufizuar të drejtat e njerëzve për të marrë pjesë në votime, dhe kjo si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel federal. Dhe Aktet ‘SAVE’ dhe ‘ACE’ e bëjnë një gjë të tillë, ato e bëjnë më të vështirë që amerikanët të votojnë”.

Zoti Morelle tha se dëshiron që të dyja partitë të mbështesin fondet federale për zyrat zgjedhore.

Ai tha se sheh mundësi të tjera bashkëpunimi dypartiak rreth çështjes së kufizimit të parave të huaja që hidhen në zgjedhjet amerikane, si dhe mbi mundësinë e përcaktimit të dokumentit të identifikimit për votuesit, nëse merren paraprakisht masa për t’i mbrojtur ata.

Demokratët thonë se disa shtete kanë ligje shumë kufizuese mbi llojin e dokumentit të identifikimit që konsideruhet si i pranueshëm për votim, duke e bërë më të vështirë për studentët ose ata që nuk kanë një adresë të përhershme banimi.

Zoti Morelle tha se ishte i zhgënjyer nga pretendimet e republikanëve bërë gjatë fushatave zgjedhore të këtij viti, për votime në masë nga ata që nuk kanë shtetësi, gjë që është jashtëzakonisht e rrallë.

Ai vuri në dukje se si këto pretendime u ndalën pasi zoti Trump fitoi zgjedhjet. Votimi nga persona pa shtetësi është i paligjshëm dhe mund të rezultojë në akuza penale dhe dëbim.

“Nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë mbi këtë çështje që nga dita e zgjedhjeve”, tha zoti Morelle. “Ditën e zgjedhjeve ndodhi mrekullia që papritmas gjëja për të cilën ata kishin shpenzuar shumë kohë, duke e cilësuar si tejet problematike, apo epidemi, nuk ekzistonte fare”.

Përpara zgjedhjeve të nëntorit, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve bënë përpjekje për miratimin e aktin ‘SAVE’, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në korrik, por ngeci në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

Projekligji kërkon që votuesit të paraqesin dëshmi mbi shtetësinë kur regjistrohet për të votuar dhe parashikon gjobë për zyrtarët zgjedhorë që nuk konfirmojnë se ai kualifikohet për të votuar sipas parashikimeve në këtë ligj.

Republikanët thonë se procesi i tanishëm mbështetet në atë që ata e quajnë “sistem besimi”, me boshlleqe ligjore që u ka mundësuar atyre të cilët nuk janë shtetas të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e kaluara. Edhe pse ka raste kur persona që nuk janë shtetas amerikanë të kenë votuar në zgjedhje, hetimet e këtyre rasteve në shtete të ndryshme kanë treguar se kjo është dukuri e rrallë dhe zakonisht bëhet fjalë për gabim e jo përpjekje të qëllimshme për të ndikuar në zgjedhje.

Sipas sistemit aktual, ata që duan të regjistrohen duhet të paraqesin numrin e identifikimit në patentë apo katër numrat e fundit të numrit të sigurimeve shoqërore. Vetëm disa shtete kërkojnë numrin e plotë të tij.

Republikanët thonë se regjistrimi i votuesve nuk është i fortë sa duhet pasi në shumë shtete njerëzit mund të regjistrohen edhe atëherë kur nuk i ofrojnë këto informacione, kjo sepse ka persona që edhe pse nuk janë shtetas, mund të marrin patentë dhe një numër sigurimi shoqëror.

Ata besojnë se kushti i tanishëm që parasheh që kushdo që regjistrohet si votues, plotëson një dokument nën betimin duke thënë se është shtetas amerikan, nuk mjafton.

Ata duan t’i detyrojnë shtetet të refuzojnë aplikimet për regjistrim votuesish në rastet kur nuk ofrohen provat e shtetësisë. Republikanët thonë se një provë e tillë mund të jetë patenta, pasaporta apo çertifikata e lindjes.

Shteti që identifikon jo-shtetasit përmes auditimit të rregulltë

Në Xhorxhia, shtet tradicionalisht i diskutueshëm në zgjedhjet presidenciale, zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë hasur në ndonjë lëshim gjatë procesit të verifikimit të statusit të shtetësisë për 7.3 milionë votuesit e regjistruar. Ata ndërmorën një auditim në vitin 2022 që gjeti se 1,634 persona u përpoqën të regjistroheshin, por se ata nuk ishin verifikuar si shtetas amerikanë përmes një baze të dhënash federale.

Një auditim i dytë këtë vit mori për bazë regjistrat e gjykatave vendore për të identifikuar njerëzit të cilët janë deklaruar se nuk do të shërbejnë në juri për shkak se nuk janë shtetas amerikanë. Nga 20 personat e identifikuar, gjashtë u hetuan për votim të jashtëligjshëm, ndonëse njëri rast u mbyll meqë i dyshuari kishte ndërruar jetë që ateherë.

“Përmes këtyre auditimeve u kemi dhënë votuesve besim se nuk ka jo-shtetas që votojnë këtu në Xhorxhia”, thotë sekretari i shtetit, Brad Raffensperger. “Kur shoqëria është shumë e polarizuar, duhet të ndërtosh besimin. Besimi është standardi i artë”.

Zoti Raffensperger, një republikan që përkrah kriteret për votim përmes dokumenteve të shtetësisë, lavdëron autoritetet shtetërore që miratuan kohë më parë kriteret për paraqitjen fizike të dokumenteve të identifikimit dhe përdorimin e regjistrave automatik të votimit për t’u siguruar se listat e votuesve janë të sakta. Ai shpreson që edhe republikanët e tjerë do të përkrahin një masë të tillë si kjo e fundit meqë, sipas tij, ajo i mundësoi zyrtarëve zgjedhorë të Xhorxhias të shfrytëzojnë procesin e agjencisë që bën regjistrimin e automjeteve për të verifikuar shtetësinë dhe për të përcjellur lëvizjen e banorëve brenda dhe përqark shtetit.

“Duhet ta bësh si duhet ngaqë bëhet fjalë për të drejtën e çmueshme të njerëzve për të votuar”, thotë ai.

Nëse Kongresi miraton ndryshimet, atëherë zyrtarët zgjedhorë në tërë vendin do të detyrohen t’i zbatojnë ato.

Zoti Raffensperger dhe Sekretarja e Shtetit e Miçiganit, Jocelyn Benson, nga radhët e demokratëve, thonë se do të ishte gabim nëse i tërë shteti detyrohet të votojë gjatë një dite të vetme, një ndryshim që zoti Trump thotë se shpreson ta shoh të realizohet ngaqë do të eliminonte votimin e hershëm dhe do të kufizonte qasjen për votimin me postë. Dyja format janë shumë të popullarizuara në mesin e votuesve. Në Xhorxha, 71 për qind e votuesve në nëntor votuan para ditës së zgjedhjeve.

Dy zyrtarët thonë se shpresojnë që ligjvënësit do të dalin me zgjidhjet që funksionuan në shtetet e tyre dhe të vazhdojnë këtë përparim.

“E kemi dëshmuar vazhdimisht në shtetet tona që zgjedhjet tona janë të sigurta dhe të sakta”, thotë zonja Benson./voa



Ju sugjerojmë

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
Para
Aksident në Burrel, automjeti përplas për vdekje kalimtarin

Aksident në Burrel, automjeti përplas për vdekje kalimtarin

Disa të mbijetuar kthehen në Azerbajxhan teksa autoritetet kërkojnë shkaktarin e rrëzimit të avionit

Disa të mbijetuar kthehen në Azerbajxhan teksa autoritetet kërkojnë shkaktarin e rrëzimit të avionit

Veliaj zbuloi arsyen pse u thirr në SPAK, Tabaku: Modeli i “politikanit të ri” ka dështuar. Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur

Veliaj zbuloi arsyen pse u thirr në SPAK, Tabaku: Modeli i “politikanit të ri” ka dështuar. Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur
















TE FUNDIT

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
9 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë pasionante. Jeta sentimentale do të jetë e mbrojtur...

Lexo më shumë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com