Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekjet e grave për të tejkaluar pengesat gjinore në karrierë

2025/03/08 at 9:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përpjekjet e grave për të tejkaluar pengesat gjinore në karrierë

Një raport nga Forumi Ekonomik Botëror thotë se do të duhen afërsisht 130 vjet që bota të arrijë barazi të plotë gjinore, ku gratë dhe burrat kontribuojnë në mënyrë të barabartë në të gjitha dimensionet e jetës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Svitlana Prystynka bisedoi me dy gra, një emigrante nga Iraku dhe një refugjate nga Ukraina që kanë arritur suksese falë mundësive që ofrojnë Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarja irakiane, dhe muzikante në kohë të lirë, Mirna Ayshoa thotë se lira për të jetuar siç dëshiron ajo dhe për të bërë atë që dëshiron, janë përkufizimi i jetës së saj në Amerikë.

“Situata e grave në Irak është krejtësisht ndryshe me Shtetet e Bashkuara”.

Në vitin 2015 ajo u vendos në Shtetet e Bashkuara në moshën 22 vjeçare pasi përfundoi fakultetin në Irak. Në vitin 2017, ajo mori masterin për biologji molekulare dhe qelizore nga Universiteti Shtetëror i Kolorados. Më pas bëri stazh për specialiste të instrumenteve laboratorike, duke testuar cilësinë dhe efikasitetin e pajisjeve mjekësore dhe mjeteve të tjera. Më pas u punësua si specialiste e kësaj fushe.

“Më pëlqeu shumë teknologjia dhe nuk vura re shumë gra që bënin një gjë të tillë”, thotë Mirna për Zërin e Amerikës.

E dhënë pas muzikës, ajo gjeti lirinë për të marrë pjesë në koncerte dhe festivale si xhezbandiste, një tjetër profesion për të cilin thotë se do të ishte i pamundur në Irak.

“Imagjino një baterist si unë në Irak. Do të më akuzonin për besime të caktuara”.

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave, që vlerëson arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara për gratë, Paloma Escudero, thotë duhet bërë më shumë për të përmirësua jetën e grave.

“Ekziston një hendek i madh për barazinë e grave pothuajse në çdo sferë. Si në luftërat dhe krizat me të cilat përballet bota, përfshirë korona virusin, gratë janë ato që preken fillimisht dhe më rëndë”, thuhet në deklaratën e zonjës Escudero.

Zonja Ayshoa është vullnetare me organizata jofitimprurëse që i ndihmojnë gratë dhe fëmijët refugjatë të vendosen në Shtetet e Bashkuara.

Ajo u njoh me kuzhinieren Tatyana Stratilat, refugjate nga Ukraina që u largua nga vendi i saj pas agresionit të Rusisë. Zonja Ayshova i dha asaj disa këshilla për imigracionin ndërsa zonja Stratilat ndau me të kuzhinën ukrainase.

Jetët e grave në Ukrainë dhe Irak janë të ndryshme, por lufta e tyre për karriera të suksesshme jo tradicionale është universale, thotë ukrainasja Stratilat.

“Në Ukrainë, si dhe këtu, nuk ka shumë kuzhiniere femra. Shumica janë burra. Nuk ishte e lehtë të provosh të kundërtën”, thotë për Zërin e Amerikës refugjatja nga Ukraina.

Tatyana thotë se është e inkurajuar që gratë nga vende të ndryshme mbështesin dhe mësojnë nga njëra-tjetra.

“Pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara kam filluar të punoj si kryekuzhiniere. Jap mësime për kuzhinën në Universitetin Shtetëror të Kolorados dhe për restorantet lokale. Po ashtu u mësoj shumë komuniteteve kuzhinën ukrainase si dhe jam instruktore private. Ndarja e pasionit të gatimit me gra nga vende të ndryshme të botës më ka sjellë shumë kënaqësi”.

Falë përhapjes së teknologjive novatore, fusha profesionale e zonjës Ayshova po zgjerohet. Ajo thotë se është e lumtur që ka gjetur profesionin e duhur.

“Kam shumë pasion për hapësirën dhe kam fatin të bashkëpunoj me NASA-n dhe SpaceX në zgjedhjen e instrumenteve të duhura laboratorike për eksperimente të ndryshme. Aktualisht, detyra ime është analizimi i rrezatimit për gjithçka që dërgohet në hapësirë apo sillet në Tokë”, thotë zonja Ayshova.

Një raport i vitit 2024 nga Forumi Ekonomik Botëror tregon se do të duhen 134 vjet, afërsisht pesë gjenerata, për të arritur barazinë e plotë gjinore në katër dimensione kryesore: mundësitë dhe pjesëmarrja ekonomike, arritjet arsimore, shëndetin dhe mbijetesën, si dhe fuqizimin politik./VOA

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur dhe gruas së tij

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur dhe gruas së tij

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja

Mbi 20 viktima dhe 43 të plagosur, Zelensky: Akt çnjerëzor, qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar

Rama me “tre petalet e trëndafilit socialist”: Politika ia vlen përtej masakrës që i bëhet

Rama me “tre petalet e trëndafilit socialist”: Politika ia vlen përtej masakrës që i bëhet

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com