Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit: E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Kamëz, ka kundërshtuar punonjësit e IVMT të bashkisë Kamëz dhe ka penguar kryerjen e punimeve në rrugën “Vebi Dibra” dhe B. L., 37 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”,-njofton policia.