Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 56 vjeçar nga Lazarati. Ai akuzohet për përndjekje dhe kundërshtim të forcave të rendit.
Ai është Serjan Basha, 56vjeçar, banues në Lazarat. Për një periudhë tremujore ai ka përndjekur shtetasen F.G. Gjatë arrestimit, ai ka kundërshtuar edhe forcat e rendit.