Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

2025/06/22 at 4:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

Qyteti i vogël i Përmetit i ka të gjitha, përveç detit, siç thotë edhe kjo shprehje që të mikpret në hyrje të tij. Kur themi Përmet, në mendje vijnë trëndafilat, glikoja, llixhat, Vjosa e bukur dhe një natyrë e mrekullueshme.


Por Përmeti dhe veçanërisht rrethinat e tij janë një nga thesaret më të pasura natyrore dhe gjeografike të Shqipërisë.

Kësaj radhe do të shohim një pjesë jo aq të njohur të qytetit juglindor dhe pak të vështirë për t’u aksesuar.

Majat e larta, ujëvarat dhe kanionet e tij me legjenda…

Për 1 orë e 30 min, në verilindje të Përmetit, shtrihet një prej parqeve më të bukura natyrore të Shqipërisë.

Ky është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me një sipërfaqe prej 1200 ha dhe masive pyjore që në çdo stinë dhurojnë shfaqje natyrore spektakolare.

“Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, është një prej parqeve natyrore që duhet të vizitoni patjetër, teksa ndodheni në Përmet. Është vetëm 35 KM larg qytetit. Konsiderohet si një prej parqeve më të mëdha të Ballkanit dhe si mushkëria natyrore e Shqipërisë së Jugut”, thotë gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.

Nga banorët e zonës dëgjon se në këtë park mund të shërohen të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet respiratore nëse qëndrojnë për dy javë.

Këto pamje e tregojnë qartë pasurinë e faunës së parkut.

Ky park është vendi ideal për ata që pëlqejnë ecjet e gjata, por edhe për ata që duan të kalojnë një ditë të qetë në natyrë.

Është i përshtatur me sheshpushime të shpeshta gjatë gjithë perimetrit të tij.

Udhërrëfyesi Kliton Nurka tregon se aventurierët e natyrës do të duhet të rezervojnë të paktën 5 deri në 6 orë nga koha e tyre për të zbuluar Parkun Kombëtar.

Por përveç energjisë, eksploruesit e natyrës duhet të kenë edhe një “zemër të fortë”, sepse ky park është shtëpia e dhjetëra kafshëve të egra, arinjve, ujqërve më të rrezikshëm dhe nuk është e pamundur t’i ndeshesh.

Pjesë e këtij parku janë edhe kanionet.

Kanioni i Kamenckës, një atraksion natyror mbresëlënës, por pak i njohur, rrjedh nga një majë e lartë, jo aq e rehatshme për të parë poshtë tij.

Ai gjendet në jug të Parkut Kombëtar. Deri në pikën pranë Shkëmbit të Nuses shkohet me makinë. Më pas duhet të ecësh rreth 200 metra për të arritur shkëmbin mbi kanion, i cili dhuron një pamje spektakolare.

Edhe natyra rreth tij është po aq e harlisur, shumë më e egër dhe është vetë kanioni që, me faqet e mprehta, prezantohet i tillë: i egër dhe sfidues.

Pikërisht këtu, në këtë shkëmb bashkëjeton edhe legjenda e vetëflijimit, nga e cila ky shkëmb ka marrë emrin “Shkëmbi i Nuses”.

Pamjet nga lartësia e “Shkëmbit të Nuses” janë të mahnitshme.

Ky destinacion është për ata që shpirtin e aventurës e kanë të pashuar. Nevojitet një litar dhe pajisjet e duhura mbajtëse rreth shkëmbinjve për të shijuar çdo bukuri që natyra i ka dhënë këtij harku prej guri natyral që qëndron mbi ujërat e thella.

Parkun Kombëtar duhet ta eksplorosh duke respektuar rregullat, pa dëmtuar asnjë milimetër të tij.

Mendohet se ka qenë i banuar shekuj më parë, por ky park tani u takon vetëm bredhave, panjave, frashërit, arinjve, derrit të egër, kaprollit – duke ia shtuar hijeshinë kësaj shtëpie të natyrës së egër.

Këta turistë çekë, që qëndrojnë në këtë furgon të cilin e kanë përshtatur si shtëpi udhëtimi, kanë gjetur këtu natyrën e paprekur që ëndërronin.

Mbi ne ngrihet madhështore maja e Papingut, 2482 m mbi nivelin e detit, pjesë e vargmalit të Nëmërçkës. Ajo ka një pamje dominuese 360 gradë, nga Vjosa që kalon përmes Përmetit dhe rrethinat e Frashërit, deri në grykën e Këlcyrës në perëndim.

Në vargmalin e Nëmërçkës ndodhet një tjetër xhevahir natyror.

Ngjitja për në Ujëvarën e Sopotit ofron një natyrë fantastike, me plepa të lartë deri 100-vjeçarë, me burime uji të freskët që shërbejnë si oaze përballë diellit rrezatues, që në ato hapësira ku hija mungon, nuk të kursen.

Zhurma e ujëvarës nis të dëgjohet përpara se ajo të shfaqet në krye të kësaj rruge të vështirë për t’u ngjitur.

Pas këtij masivi shkëmbor, ajo na zbulohet me shtratin e saj të gjatë dhe elegant.

Duket si një vend zanash, që për mburojë ka lartësitë e Nëmërçkës.

Kjo ujëvarë nuk ofron vetëm bukurinë magjepsëse. Ajo u jep jetë zonave përreth, pasi me ujin e saj banorët e fshatit Stërmbec vadisin tokat e tyre.

“Nëse ngjitja kërkon mushkëri,” thotë guida jonë, “zbritja kërkon muskuj.” Ndërsa kthehemi në fshatin Stërmbec, ndeshemi me këtë çift francez që i është drejtuar ujëvarës, ndonëse është piku i vapës.

Dhe pas një udhëtimi që zgjati më shumë se dy orë, s’mund të ëndërrosh më shumë se mikpritja e banorëve të Stërmbecit, që na ftojnë me zemërgjerësi në shtëpitë e tyre për t’u shplodhur dhe freskuar.

Me këtë kopsht plot lule, tavolinën plot dhe derën që zonja e shtëpisë thotë se e lë hapur për çdo udhëtar, udhëtimi në Ujëvarën e Sopotit përmbyllet në mënyrën më të bukur.

Këto janë dy destinacione akoma jo shumë popullore për vizitorët, por turistë vendas e të huaj, të apasionuar pas natyrës, po i zbulojnë pak nga pak.
Vetë përmetarët janë të vetëdijshëm për natyrën që kanë dhe për faktin se pasuria e tyre nuk qëndron vetëm te shtëpitë dhe mikpritja, por në natyrën e bukur të qytetit të vogël me rreth 13,000 banorë.

Kartolinës përmetare nuk mund t’i mungojnë Llixhat e Bënjës, një imazh që ka bërë xhiron e botës dhe është pjesë e albumeve fotografike të çdo vizitori të tyre.

Ndodhen 14 kilometra larg qytetit.

Këtu janë gjashtë burime termale. Ujërat, katër prej tyre, trajtojnë problemet e reumatizmës. Një tjetër burim është për problemet e lëkurës dhe një për shëndetin e stomakut.

Llixhat e Bënjës janë një prej destinacioneve kryesore që sjellin vizitorët dhe turistët e huaj në Përmet. Nuk janë kurrë bosh, as dimër e as verë, kur temperaturat jashtë janë po aq të larta sa brenda vaskave termale.

Bashkë me këtë mrekulli të natyrës, ndërthuret historia që mbart ura e Katiut, që llixhat i ka nën këmbët e saj. E ndërtuar më 1700, ajo ka një lartësi prej 7 metrash.

Matanë saj gjendet Kanioni i Langaricës.

Ky vend nuk është kurrë në qetësi. Vizitorë vendas dhe të huaj nuk mungojnë asnjëherë.

Por thesaret e Përmetit nuk janë të fshehura vetëm në natyrën e egër që ofrojnë rrethinat e tij.

Në zemër të qytetit, shtëpitë e vjetra përmetare begenisin me gjithë lezet vizitorët e tyre.

Shtëpia më e vjetër e banuar në Përmet është “Shtëpia Mozaik”. Ajo e ka marrë emrin nga mozaiku që ka të shtruar në oborr.

Mikpritja nis gjithnjë me raki dhe gliko.

Turizmi e ka shndërruar atë në një “Guest House” që mikpret kryesisht të huaj, ashtu siç ndodhi edhe gjatë këtyre xhirimeve.

Shtëpitë përmetare nuk mund të kuptohen pa kopshtet plot ngjyra dhe trëndafilat.

Glikoja është patenta e Përmetit, ëmbëlsira që mbush çdo tavolinë. Krenar Nurçe, traditën e prodhimit të glikosë e ka kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse.

Kushdo mund të bëjë degustimin e 7 llojeve të glikosë: të arrës, limonit, portokallit… madje edhe të domates.

Ka shumë të huaj që vijnë në grupe të mëdha për të degustuar glikonë. Shtimi i numrit të turistëve e shtyu atë në këtë sipërmarrje dhe në promovimin e produkteve përmetare.

Përmeti njihet jo vetëm për natyrën dhe mikpritjen, por edhe për kulturën. Këngët, sazet dhe kabaja e klasifikojnë atë ndër qytetet më të rëndësishme përsa i përket formimit të muzikës popullore qytetare me saze.

Rreth viteve 1910 dhe 1930 u krijua tradita e parë e sazeve, me usta Medi Përmetin dhe më vonë me Vangjel Leskovikun e Gaqo Lenën. Siç thotë specialisti i muzikologjisë, Ylli Muço, këngët e Përmetit janë lirike.

Ndërsa gjatë shekullit XX, një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën jo materiale përmetare patën edhe sazet e Laver Bariut, nga vitet ’50.

Drejtoria e Turizmit, përmes strategjisë turistike, synon të promovojë dhe të nxisë zhvillimin turistik edhe në fshatrat rreth qytetit.

Numri i turistëve sa vjen e rritet. Ky sezon ka regjistruar më shumë vizitorë se më parë.

Ky është Përmeti, qyteti i mikpritjes së ngrohtë, natyrës së bukur dhe të egër, Përmeti i historisë dhe penës, i glikos dhe dollive, i sazeve dhe kabasë, që mbetet kurdoherë mikpritës dhe shembull i qytetarisë së mirë.

Nuk është vetëm një qytet i vogël malor buzë Vjosës magjike, por një botë më vete, ku natyra, historia dhe kultura bashkëjetojnë në harmoni dhe i ofrojnë çdo vizitori një përvojë autentike që mbetet gjatë në kujtesë.

Në Përmet kalon lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa. Shtrati i tij që përdridhet plot hijeshi, mund të shihet nga maja e tretë më e lartë në Shqipëri, maja e Papingut, 2482 m mbi nivelin e detit, pjesë e vargmalit të Nëmërçkës.

Kjo pikë ka një pamje dominuese 360 gradë: nga Vjosa që kalon përmes Përmetit dhe rrethinave të Frashërit deri në grykën e Këlcyrës në perëndim./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Para
“Irani ka vendosur që të mbyllë pikën më të rëndësishme për transportin e naftës”

“Irani ka vendosur që të mbyllë pikën më të rëndësishme për transportin e naftës”

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

“Sanksione për bashkëpunëtorët e Rusisë”, Zelensky: Po përsërisin krimet e nazistëve

Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë

Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë
















TE FUNDIT

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
22 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran. Në një...

Lexo më shumë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com