Të paktën 20 persona janë bllokuar në Kamëz si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Disa banesa gjithashtu rrezikohen të përmbyten në rrugën “OSBE”. Shërbimi i zjarrfikseve dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuimin e personave të bllokuar.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke bollokuar qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës.