Qeveria serbe do të dhurojë 100 mijë euro për Shqipërinë, pas përmbytjeve që përfshinë vendin. Sipas informacioneve ky vendim është marrë nga qeveria serbe për ti ardhur në ndihmë shtetit shqiptar, në përballimin e situatës.
Javën e kaluar reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shumë zona të Shqipërisë, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare te banorët. Ditën e djeshme u dha lajmi se janë dërguar specialistë të fushës, për vlerësimin e dëmeve në të gjithë vendin.