Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga stuhia “Daniel” e cila shkaktoi përmbytje të mëdha në Libi.
CNN deklaron se kreu i qeverisë lindore të mbështetur nga parlamenti lindor i Libisë, Osama Hamad, njoftoi numrin e të vdekurve të hënën, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve Libian Neës Agency.
“Osama Hamad tha në deklaratat për shtyp se lagjet e banuara u zhdukën pasi përrenjtë i rrëmbyen në det së bashku me mijëra banorë të tyre dhe situata është katastrofike dhe e paprecedentë në Libi”, raportoi LANA.
Gjithashtu bëhet e ditur se CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e vdekjeve si dhe gjithashtu dhe Hamad nuk ka dhënë një burim për numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë.
Linjat e telefonit u ndërprenë në qytetin Derna dhe fotografitë e shpërndara nga Gjysmëhëna e Kuqe tregonin rrugë të përmbytura rëndë.
Po ashtu stuhia solli përmbytje katastrofike në Greqi javën e kaluar përpara se të kalonte në Mesdhe. Mbetjet e stuhisë po prekin Libinë veriore dhe ngadalë do të shkojnë në lindje drejt Egjiptit verior.