Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga rreshjet rrëmbyeshme dyditore të shiut.
Në mbledhjen e mbajtur në qytetin Kalamata, në të cilën ka marrë pjesë delegacioni qeveritar, është vendosur të ndërmerren masa të jashtëzakonshme.
Deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën katër persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin 24 persona në Selanik, 29 janë shpëtuar në Lakonija dhe 21 në Mesinia.