Moti i keq ka shkaktuar përmbytje masive në jug të Brazilit. Situata më e rëndë është në shtetin Rio Grande do Sul, ku deri më tani numërohen 56 të vdekur dhe mbi 67 të pagjetur.
Autoritetet kanë evakuuar mbi 25,000 mijë njerëz nga zonat e përmbytura, ndërsa përllogaritet që gjysma e rretj 500 qyteteve të këtij shteti janë goditur nga moti i keq.
Në Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, lumi Guaiba ka vërshuar duke përmbytur rrugët.
Edhe aeroporti Ndërkombëtar i Porto Alegre pezulloi të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.