Është gjendur trupi i pa jetë i Xhevahir Ndojit nga Klosi, viktimës së parë që u shënua nga përmbytjet. Burmiet zyrtare bëjnë të ditur se viktima u gjet 40 km larg vendit ku u mbyt. Kanë qenë familjarët e tij që kanë identifkuar trupin e pajetë. 43vjeçari, Xhevahir Ndoj banues në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, u rrëmbye nga rrjedha e lumit mëngjesin e të martës teksa kthehej me mjetin e tij për në banesë, pasi kishte transportuar një punonjës pranë një hidrocentrali.
Dje ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se Ndoj ka injoruar apelin për të qendruar larg shtratit të lumenjve. “Ka neglizhuar thirrjet e vazhdueshme të Emergjencave Civile dhe policisë për të shmangur për aq sa është e mundur lëvizjet e panevosjshme dhe ka kërkuar që të kalojë lumin me makinë. Çështja është ende nën hetim.”, theksoi Tahiri.