Rreth 20 milionë dollarë do të shpenzohen nga Ministria e Bujqësisë në 2017 për sistemin e ujitjes dhe kullimit, ku përfshihet dhe mbrotja nga përmbytjet. Projekt buxheti i vitit të ardhshëm parashikon që pjesa më madhe e këtyre shpenzimeve të vijë nga financimet e huaja.
Projektet të reja që do kenë më shumë vëmendje në 2017 për pasojat nga përmbytjet do të jenë mbrojtja nga Lumi Seman në Suk Agacaj, Fier, mbrotja Vjosa në zonën Pishporo, Fier, mbrojtja e brigjeve në Zallin e Okshtunit në Bulqizë, si rregullimi i argjinaturës mbrojtëse të lumit Shkumbin. Ndërkohë investime vijuese do jenë projekti që bashkëfinancohet me Bankën Botërore burimet ujore dhe ujitjen, dhe riparimi i argjinaturës së Daragjatit, në Shkodër.
Si objekte të reja të ujitjes do jenë investime për Kanali Peqin – Kavajë që është i lidhur me Shkumbinin, skema Ujitëse e fushës së Milotit, Mamurrasit, dhe Drojes, rehabilitim i kanalit ujitës Rragam, Shkodër dhe investimet e reja në skemën ujitëse Llakatund-Armen./T.CH