Në zonat lindore të Kanadasë është urdhëruar evakuimi i rreth 8 mijë personave, për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve të ditëve të fundit. Më shumë se 6 mijë njerëz janë evakuar me urgjencë vetëm në orët e para të së dielës së 28 prillit në Sainte-Marthe-sur-le-Lac, qytet pranë Montrealit pas prishjes së papritur të një dige.
Nuk raportohet ende për të vdekur apo për të zhdukur, por rreth një e treta e banorëve të qytetit kanë lënë shtëpitë e tyre. Diga është ndërtuar 40 vite më parë, ndërsa vetëm në vitin 2017 u rikonstruktua pjesërisht. Kryebashkiaku i qytetit ka thënë se është ende herët për të njohur shkaqet e shembjes./Opinion.al