Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytet Durrësi, deputeti i PD i revoltuar: Durrsakët të mos pranojnë banalitetin ordiner të Dakos

2018/03/19 at 1:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Përmbytet Durrësi, deputeti i PD i revoltuar: Durrsakët të mos pranojnë banalitetin ordiner të Dakos

Qyteti i Durrësit është përmbytur sot nga qendra në periferi nga shiu i rrëmbyer i mëngjesin. Duket se sa here ka reshje dalin në pah edhe problemet komunale të këtij qyteti. Por përpos qytetareve që kanë postuar foto sot nga Durrësi që “noton” edhe në asfalt, është dhe deputeti i PD, Oerd Bylykbashi. Ai liston gjithë zullumet e kryebashkiakut që drejton kete qytet per 18 vite dhe bën thirrje që qytetaret ta rrezojne me vote.


Statusi i plote ne facebook

Dako si banalitet i te keqes

Mjaftuan 10 minuta shi i rrembyer sot dhe Durresi u ripermbyt. Shiu ka ore qe vazhdon dhe durrsaket jane ne mes te ujit. Nuk mbahen mend heret e permbytjeve. Po aq nuk mbahen mend heret kur opozita, apo qytetare te vecante pa lidhje me politiken, kane ngritur shqetesimin. Por asgje nuk ndodh, del dielli dhe Dako buzeqesh serish si tinzar.

Italianet kane nje term: amministrazione ‎ordinaria. Do te thote administrim i perditshem. Por Dakos perkthimi qe i shkon per shtat eshte ADMINISTRIM ORDINER. Pikerisht, ordiner si krimi! Si menyra kriminale me te cilin planifikon dhe shperndan fondet e buxhetit qe mbledh nga durrsaket me taksa, pagese uji te rritur qe nuk vjen me shume se nje ore ne dite, per taksat per plehrat qe digjen ne qiell te hapur duke helmuar durrsaket, per ujrat e zeza qe ne 2018 ende derdhen tek Vollga dhe lista nuk mbaron.

Administrimi Ordiner i Dakos eshte i kolauduar. Buxheti shperndahet ne pune te vogla e ne dukje pa buje. Nje kanalizim ketu, nje rruge e shtruar atje pasi eshte shtruar para dy vjetesh me miliona euro te tjera, nje feste deti, ulliri, pice, qoftesh dhe birr, apo ku di une cfare shpikje‎ tjeter. Por qyteti vazhdon te permbytet, uje nuk ka me shume se nje ore (se mos e pini nga rubineti!), era e plehrave te djegura vazhdon te helmoje,shetitorja buzedetit qelb ere me orar sipas hapjes se shkarkimit te ujerave te zeza (ma thone vazhdimisht ne tirane ata qe vijne te shijojne ndonje peshk a pice). Dako vazhdon dhe nuk merret me keto halle reale baze.

Miliona qe treten si uji ne rere cdo dy vjet per rrugen e plazhit, miliona euro per faqen e kodres se Currilave qe tashme ka rreshkitur teresisht dhe ato miliona euro qe u hodhen me zhurme aty jane zhdukur, palma pa fund por qe thahen e duhet paguar serish per t’i zevendesuat, miliona euro per nje shesh qe zhduku identitetin e Durresi‎t dhe me vizion provincial e ktheu si shesh te cdo qyteti province.

Dako deklaron se asnje qindarke nuk do te hedhe per te zgjidhur ceshtjen e vendgrumbullimit te plehrave qe digjen ne qiell te hapur duke leshuar dioksine e helme te tjera kancerogjene, duke ndotur token, ujin nentokesor dhe ajrin. Flitet se Durresi ka perqindjen me te larte te kancereve ‎ne zorren e trashe dhe stomak, qe vjen pikerisht nga ushqimet e ndotura. Po prokuroria nuk heton nje nga shkeljet me te renda qofte edhe me neglizhence te Dakos.

Nje gje te vetme “madheshtore” tentoi Dako, Velieren, por i ka mbetur si germadhe duke zhdukur arkeologjine e nje prej zonave kryesore, portes hyrese ne Durresin antik, duke vene ne hije simbolin e qytetit, Torren Veneciane, duke zhdukur identitetin urbanistik qytetar dhe kembesor qe kishte zona,‎ duke shemtuar hyrjen nga deti ne qytet si te jete nje nyje trafiku cfaredo e periferise se nje qyteti. Milionat aty u bene beton, Veliera sot eshte nje centaur i shemtuar gjysem antik e gjysem modernizem banal, dhe “vela” i eshte grisur si “breket e Lemes” (do thonin durrsaket e vjeter) qe kurre nuk u varen ne telin e Velieres. Kostoja e deshtimit te nje vizioni urban te Dakos sa frengjia e nje bunkeri eshte pikerisht ajo shemti.

Pra Administrim Ordiner kriminal i fondeve, pak ketu e pak atje. Dhe tek cdo projekt shtrimi apo arnimi rrugice, shqepje e qepje kanali, koncensioni sherbimesh ne qytet, Dako ka vene “filtrin” qe i filtron parate qe i duhen. Per vete dhe per te blere pushtet ne zgjedhjet e radhes. I duhen per te mbajtur te kolauduar makinen kriminale te shitblerjes se votes, rreshteret, kapterret, kolonelet e tij me te cilet kontrollon cdo zone si dhe per te joshur e mbajtur te urte bandat dhe oligarket qe e ndihmojne te bleje vota e ushtroje presion, duke u hedhur si kocke leje ndertimi pallatesh mbi territore publike‎ ose antikitet, apo koncensione.
Per durrsaket e hershem ka qene dikur nje shprehje qe ashtu te pervuajtur, punonin gjithe javen per te ngrene nje tave ne fund te saj. Epo ato kohe kane ikur dhe sot interneti dhe media eshte kudo. Keto te fundit edhe blihen dhe heshten. Gjithesesi celularin qe shkrep foto te shemtive te Durresit te Dakos e ka kushdo, durrsak dhe vizitor.

Ndaj Dako ka zgjedhur administrimin ordiner, me copa te vogla, pa u ndjere. Sepse shpreson tek efekti i bret‎koses. Bretkosen po ta hedhesh ne uje te nxehte, kercen jashte enes, por po ta fusesh ne uje te ftohte dhe dalengadale ta ziesh ujin, nuk kupton gje dhe ngordh e zier. Kete shpreson Dako me administrimin e tij ordiner. He me se nuk eshte gje, dicka e vogel… kjo eshte motoja e tij me te cilen ne 11 vjet ka shkaterruar qytetin. PS ka 18 vjet qe e qeveris Durresin, pra jo te gjitha zullumet jane te tij personalisht, po barbari te ketille nuk arriti askush me pare.

Durresi eshte nje qytet qe u projektua per tu mbrojtur nga deti, andej i ka edhe muret. Por askush nuk mendoi qe shkaterrimi do t’i vinte nga periferia ne toke. Dhe sot e ka pesuar kete mosvemendje.

PD ka kusurin e saj qe nuk arriti te gjeje forcen, njeriun e duhur, nuk qe e imunizuar nga korrupsioni apo nuk gjeti kohezionin per ta ndalur kete te keqe ordinere e bashkuar pa gerrmerre. Nje te keqe qe si virusi nuk luftohet me antibiotike standarte. Sigurisht SPAK do t’u vije pas qafe ketyre qeveritareve durrsake me Dakon si simbol, por ajo eshte pune e ligjit.

Rendesi ka reagimi qytetar, qe behet me vote, jo me llafe kafenesh. ‎Partite bejne pjesen e tyre qytetare. Por Dako dhe masteri i tij ne Tirane, Edi Rama do vazhdojne sa kohe durrsaket do te vazhdojne te pranojne banalitetin ordiner te te keqes, dhe do kujtohen vetem ne kafene duke share e perfolur te gjithe (madje me mire opoziten, se Dakos mund t’u duhet t’i kerkojme ndonje leje per karusel tek Vollga qe punon me korentin falas te shtylles se elektrikut), ose kur te fillojne emrat per kandidatet per kryetar bashkie apo deputete.

Deri atehere, ne durres do te “mbreteroje” banaliteti i te keqes se administrimit ordiner te Dakos.



Ju sugjerojmë

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
Aktualitet

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

31 Maj, 2025 5:03 pm
Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon
Aktualitet

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon

31 Maj, 2025 2:33 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
Kryesore

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

31 Maj, 2025 1:21 pm
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
Kryesore

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

31 Maj, 2025 12:35 pm
Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët
Aktualitet

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët

31 Maj, 2025 11:43 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

31 Maj, 2025 11:13 am
Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari
Kronikë

I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

31 Maj, 2025 9:23 am
Para
Xhensila dhe Besi sapo konfirmuan shtatzëninë me foton e ëmbël: Ardhsh me bekimin e Zotit

Pas konfirmimit të shtatzënisë Besi ka një dedikim për Xhensilën

Rrëmbimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën

Rrëmbimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën

Video/ Gjendet një krijesë në breg, dyshohet të jetë përbindëshi që gjendet edhe në ujrat shqiptare

Video/ Gjendet një krijesë në breg, dyshohet të jetë përbindëshi që gjendet edhe në ujrat shqiptare
















TE FUNDIT

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
31 Maj, 2025

Nisja e sezonit turistik do të sjellë edhe shtimin e kontrolleve në subjekte të ndryshme akomoduese dhe të ofrimit të...

Lexo më shumë

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
31 Maj, 2025

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët...

Lexo më shumë

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
31 Maj, 2025

Nëse dikur Shqipëria priste kryesisht turistë nga rajoni apo Italia fqinje, këtë vit panorama ka ndryshuar. Nga Europa Qendrore, deri...

Lexo më shumë

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
31 Maj, 2025

Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com