Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur tre shkolla në Tiranë.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkolla 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkolla 9-vjeçare Lalm janë përmbytur e si pasojë në këto shkolla nuk do të zhvillohet mësim.
Ministrja ka njoftuar gjithashtu se ka nisur puna në terren për të bërë të mundur funksionimin e këtyre shkollave ditën e norme.
“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.
Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër” shkruan Shahini. /Opinion.al