Ka mjaftuar një rrebesh shiu dhe shumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit janë mbuluar nga uji.
Uji i shiut ka vërshuar nëpër rrugët dhe trotuaret e qytetit bregdetar.
Mësohet se zona rreth stadiumit është e pakalueshme si për automjetet ashtu edhe për qytetarët.
Sistemi i kanalizimeve nuk përballon dot ujërat e shiut që zbresin nga kodrat e qytetit.