Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas.
Uniformat blu bëjnë me dije se një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav A.B. ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar rrjedhje nafte.
Nafta që ka rrjedhur në rrugë ka krijuar probleme në rrugë, ku një automjet tip “Hyundai”, ka marrë flakë, për shkak të nxehtësisë së gomave.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.
Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai””, tha policia.