Një 15-vjeçar shqiptar është viktima e radhës e sulmeve me thikë që po ndodhin këto kohë në Britani. Sipas mediave britanike 15 vjeçari Elton Gashaj është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar e tij në parkun “Slough skate”.
I dyshuari për këtë ngjarje është ndaluar nga policia britanike. Gjithashtu një tjetër 15-vjeçar është ndaluar nga policia menjëherë pas kësaj ngjarje.
Vdekja e Gashaj erdhi si rezultat i përplasjes mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë, ku humbi jetën 15- vjeçari.
Nëna e 15-vjeçarit shqiptar,Vera Gashaj, u shpreh pas vdekjes së tij se i biri ‘kishte humbur rrugën e drejtë. “Doja t’a ndihmojë. Ai ishte gjithçka për mua, ishte fëmija im,”-ka thënë e ëma mes lotësh.