Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se ky rast na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja.
“Në 80-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj, të cilët humbën jetën gjatë Holokaustit, së bashku me të tjerë të panumërt që iu rezistuan vuajtjeve të paimagjinueshme.
Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë”, shkruan Hasani.